Loredana Brati, një nga personazhet më të komentuara të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ishte e pranishme në finalen e madhe të spektaklit.

E pyetur nga gazetarët për jetën pas daljes nga shtëpia, Loredana u shpreh se ka marrë një mbështetje të madhe nga publiku.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte fakti që ajo vazhdon të mbajë unazën e Jozit. E pyetur për këtë detaj, Loredana surprizoi me deklaratën e saj, duke thënë se ende është e dashuruar në të.