Detajet e dyshimta në Instagramin e Loredanës të bëjnë të mendosh se çifti i reperëve do të bëhen prindër sërish. Reperja dhe ish-bashkëshorti i saj, Mozzik, kanë ngritur herë pas here dyshimet se janë rikthyer bashkë.

Fillimisht Loredana publikoi një këpucë të vogël Fendi për bebe, ku shkruan “kam nevojë për një fëmijë të dytë”. 

Përveç kësaj, Loredana publikoi edhe një Instastory tjetër, në mes të së cilës shiheshin emoji-t e një familjeje, pjesë e së cilës ishin dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë. 

Këngëtarja është nënë e një vajze, Hanës, prandaj emoji i djalit ngre dyshime se ajo është në pritje të ëmbël e për më tepër, të një djali.