Loredana Zefi prej vitesh jeton dhe vepron mes Zvicrës e Gjermanisë dhe thuajse të gjitha projektet muzikore deri më tani i ka publikuar në gjuhën gjermane.
Por së fundmi, reperja ka vendosur të sjellë një këngë tërësisht në shqip duke i surprizuar kështu mbështetësit shqiptarë.
Lajmin e ka bërë të ditur Loredana, përmes një postimi të shpërndarë me fansat në InstaStory, të cilin fillimisht e publikoi në TikTok.
“Nëse don don don, baby hajde me mu”, thotë në një pjesë të prezantuar nga projekti.





