Kjo ka qenë vera e Loredanës. Pas suksesit në muzikë, artisja u përfol gjatë për një flirt me Noizyn. Dy referat janë shfaqur shpesh herë së bashku, duke lënë të aludohet për një raport mes tyre. Madje kjo afërsi me Loredanën, i kushtoi edhe miqësinë me Mozzik, Noizyn.
Por duket se çfarë ndodhi me Noizyn do të mbetet pjesë e kësaj vere, duke lënë pas kështu një sërë thashethemesh, për të sjellë në vëmendjen një histori që mund të jetë zbuluar nga mediat zvicerane muaj më parë. Loredana dhe futbollisti Edon Zhegrova duket se janë çifti më i ri i “showbizz”-it.
E për të shtuar më shumë dyshimet se mes tyre ka një histori do të duhej pikërisht ditëlindja 27 e Loredanës. Edon Zhegrova, me të cilin u përfol për një lidhje pak muaj më parë, ka publikuar në “Instagram” disa foto të papublikuara më parë të tyre. Krah fotove ai shkruan: “Gëzuar ditëlindjen gruaja më G(Gangsta) që njoh”, duke e shoqëruar me këngën “King Lori”.