Reperja Loredana Zefi, e cila përflitet për një histori të re dashurie me producentin gjerman, Maclud pas ndarjes nga Mozzik, publikoi këngën e saj më të re.

Kënga në Gjermanisht në bashkëpunim me Juju, e titulluar “Kein Wort” u pëlqye shumë nga publiku dhe në pak orë arriti miliona klikime.

Këngëtarja ka rrëfeyr për emisionin “Prive” se kënga flet për një histori të përfunduar dashurie dhe në të tregon se sa e urren personin me të cilin ka qenë në një lidhje.

Më tej ajo tregon se në tekst flet për shanset e dyta dhe mesa duket ajo nuk i paska aspak qejf. Pra, me këtë këngë Lori ja bën të qartë Mozzik që nuk ka më kthim apo jo.