Reperja Loredana Zefi po kalon një periudhë tepër të vështirë, pasi babai i saj, Lush Zefi është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Përmes një Story në Instagram, reperja ka lajmëruar ndjekësit e saj rreth ndarjes nga jeta të njeriut të shtrenjtë.
“Faleminderit baba që deri më sot ke bërë më të mirën për ne. Të dua dhe lutem për ty që të jesh mirë atje lart. Falënderoj njerëzit e mi që po më qëndrojnë pranë në këto ditë të vështira”, shkruan Loredana, ndër të tjera.
Po kështu, edhe bashkëshorti i saj, Mozzik, shkroi një status: “O Baba Lush, Pusho në paqe! Zoti ta mëshiroftë shpirtin tënd të mirë e të butë”.
Më herët në këtë muaj, më 7 maj, Loredana Zefi u arrestua nga policia e Luzerner- it me akuzën për mashtrim, kërcënim dhe zhvatje parash. Fillimisht u tha se Loredana akuzohej për një dëm të shkaktuar ndaj një çifti zvicerian rreth të 50- ave me vlerë prej afro një milion frangave. Paratë pretendohej të ishin marrë përmes shantazhit dhe kërcënimeve të vazhdueshme. Më pas, ajo u la e lirë pasi "nuk bëhej fjalë as për arratisje dhe as për ndonjë rrezik tjetër".





