I ftuar në një emision televiziv, analisti Lorenc Vangjeli tha se tre janë sfidat kryesore të shoqërisë shqiptare.
Vangjeli tha se Shqipëria po vuan pasoja që s’i ka njohur as gjatë pushtimeve më të egra të saj.
“Tre janë sfidat kryesore të shoqërisë tonë. Jo ajo që na del para skene, apo në tryezën e bukës siç është politika.
E para është demografia. Janë mbi 200 mijë persona në 6 vitet e fundit që janë kryesisht të rinj apo qytetarë të shtresës së mesme që shkojnë drejt së panjohurës ku në rastin më të mirë edhe fëmijët e tyre do të quhen ‘fëmijë emigrantësh’.
E dyta ka të bëjë me pabarazinë për shpërndarjen e të ardhurave. Edi Rama dikur fliste për një përqindëshin që ishte i pasur. Sot ky 1% është shumë më i pasur. Nëse dikush ka 10 milionë euro në xhep dhe dikush jeton me dy euro në ditë, nuk do të thotë se ata të dy kanë 1 milion e 2 euro. Por se njëri është më i pasur dhe tjetri shumë më i varfër.
E treta, është mjedisi dhe prona. As pushtuesi që ka ardhur ka prerë, ka përdhunuar dhe ka vjedhur nuk e ka marrë tokën me vete kur ka ikur. Kjo klithmë urbanistike është sfida e tretë”, tha Vangjeli.