U  ktheu sadopak buzëqeshjen tifozëve durrsakë, të cilët kanë përjetuar ditë shumë të vështirë për shkak të termetit shkatërrues të 26 nëntorit. Lorenzo Vila, autori i golit që u dha tri pikë “Djemve të Detit” ndaj Skënderbeut, ka një mesazh edhe për trajnerin Bledi Shkëmbi.

Dedikimi: Golin e parë në Superiore ia dedikoj gjithë qytetit të Durrësit, pas asaj tragjedie që kaluam. Kemi kaluar javën më të vështirë të të gjithë kampionatit. Futbollistët ishin të shokuar nga ajo që ndodhi. Me ndihmën e trajnerit e kaluam atë situatë. Jam shumë i lumtur që shënuam dhe morëm 3 pikë.

Rivaliteti: Janë të gjithë ekipet aty-aty. Me një fitore del në vend të parë, me një humbje shkon në zonën “play-out”.

Dëshira për aktivizim: Jam djalë i ri dhe dua më shumë hapësira të tregoj cilësitë e mija. Pse jo, me këtë gol që shënova, të jem titullar dhe të fitoj besimin e trajnerit. Pres më shumë edhe nga vetja. Duke pasur më shumë minuta, dua që të tregoj që vlej më shumë.