Lorenco Vila, shpëtoi Teutën nga humbja ndaj Kastriotit. Talenti durrsak arriti të realizonte golin e barazimit ndaj Kastriotit. Vila u shpreh:
NDESHJA
Jam i lumtur për golin, por do të isha më i lumtur, në qoftë se goli do të kishte vlerën e 3 pikëve. Të arrijmë fitoret në ndeshjet e ardhshme. Roli im është krah. Sulmuesi gjithmonë krijon raste. Ndihem mirë tek të dy pozicionet.Kemi krijuar një ekip tepër më fortë. Shpresoj ta shprehim akoma më shumë në fushë dhe të arrijmë objektivin që kemi.
DËNIMI
Ishte një gjë që ndodhi brenda klubit. Çdo njeri në punë gabon. I kam kërkuar falje, trajnerit dhe presidentit. Nga ana ime nuk do të përsëritet më.
PSE NUK FITON TEUTA DHE A I SHPËTUAT STOLIN MARTINIT?
Nuk e besoj që trajneri Martini rrezikon stoli, kemi zhvilluar ndeshje të mira, vetëm goli na ka munguar. Nëse i shfrytëzojmë do të arrijmë të fitojmë çdo ndeshje. Duhet të jemi më agresiv para portës”, u shpreh Vila.





