Diego Longo, pas zyrtarizimit si trajneri i Teutës për sezonin e ardhshëm, ku do të tentojë të zhvillojë një edicion sa më të denjë, ka nisur dhe nga puna duke hartuar dhe planin për fazën përgatitore, që do të nisë më 4 korrik.
Kjo do të jetë dita kur italiani do të bëjë edhe grumbullimin e parë në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, me durrsakët, që tashmë i kanë sytë te afrimet lojtarëve. Në pasditen e 4 korrikut skuadra do të grumbullohet për të nisur një fazë intensive përgatitore, shumë e rëndësishme për vijimësinë e sezonit.
Para nisjes, do të ketë një mbledhje, ku futbollistët do të njihen me të gjitha detajet, si dhe do të njihen edhe me trajnerin e ri Diego Longo, që do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore.
Në ditët e para të korrikut pritet të zhvillohen edhe testet e para mjekësore. Në periudhën 4-12 korrik skuadra është parashikuar të qëndrojë në Durrës.
Sulmuesi është përfolur për një largim të mundshëm në Çeki, ku edhe u tha se është arritur marrëveshja. Nuk është hera e parë që flitet për Vilën për një kalim të mundshëm në disa ekipe jashtë Shqipërie.
“Nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me atë që flitet për të ardhmen time. Ndaj, edhe në këto momente situata është në kuadrin e fjalëve dhe nuk ka asnjë ka akord mes palëve”, saktësoi golashënuesi më i mirë i Teutës.