Teuta është “e dënuar” të fitojë ndaj Tiranës, pasi kërkon me çdo kusht të kapë Europën. Sulmuesi Lorenco Vila, një ditë para ndeshjes ndaj Tiranës, u shfaq optimist, teksa theksoi se është momenti për të dhënë maksimumin në këto javë që kanë mbetur.

Lorenco, mendoni se meritonit më shumë ndaj Kukësit?

Patjetër që po, ishte mëkat që nuk morëm tri pikët, në përgjithësi kemi zhvilluar një lojë të mirë në syrin tim gjithmonë kemi bërë shumë për ta fituar ndeshjen deri në 30 metrat e fundit, por që nuk i shfrytëzuam siç duhet rastet që na u dhanë. Pas golit të avantazhit duhet ta kishim mbyllur ndeshjen, gjithsesi loja e ekipit me jep shpresë se edhe rezultatet do të vinë.

Si e shihni tashmë Teutën, pas këtij barazimi?

Pas atij barazimi, normal që mendon se morali ka rënë, por nuk besoj se është kështu. Ekipi është akoma brenda objektivave. Sigurisht që këtë javë është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, për vetë faktin se duhet të vazhdojmë ecurinë dhe të jemi brenda objektivave. Duke parë edhe Tiranën, pozitat ku ndodhen ata, besoj se do të jetë një sfidë e bukur për t’u shijuar.

A është e motivuar skuadra për të marrë tri pikët?

Skuadra ka qenë gjithmonë shumë e motivuar, por patjetër që jemi gati për të marrë fitoren këtë javë. Pra, nuk na mbetet gjë tjetër duhet ta fitojmë këtë ndeshje me lojë të mirë dhe rezultat të mirë.

Sa e rëndësishme është ndeshja me Tiranën?

Kanë mbetur edhe shumë ndeshje, të cilat janë të gjitha si finale, duke pasur parasysh dhe klasifikimin. Patjetër ndeshja e radhës është më e rëndësishme atëherë nuk është problem ta them që në këtë situatë është ndeshja e rëndësishme për Teutën.

Deri ku mund të shkojë skuadra këtë sezon? Mund të jetë në katërshen e parë?

Jemi në fazën me interesante të kampionatit, na presin ndeshje tëvështira, por unë mendoj që do t’i arrijmë ata objektiva që kemi. Jemi në luftë për Europën nga tëdyja frontet si nga Kupa dhe ngakampionati. Të mërkurën na pret një ndeshje e vështirë me Tiranëndhe shpresojmë ta kalojmë me sukses.

Po kaloni një moment të mirë në aspektin personal. Cili është çelësi i suksesit?

Nuk është që kam një çelës të veçantë përveçse stërvitem mirë, mbaj regjimin e mirë, por dhemë e rëndësishmja, gjithmonë me këmbë në tokë.

Si është gjendja e skuadrës në prag të ndeshjes me Tiranën?

Gjendja e skuadrës është shumëe mirë. Harmonia dhe çdo gjë është në rregull, tani shpresojmë që t’ia dalim me sukses nëndeshjen me Tiranën.

Çfarë duhet të bëjë Teuta për të arritur objektivin?

Duhet të japim maksimumin tonë në të gjitha drejtimet. Të sulmojmë dhe të nxjerrim sa më shpejt të jetë e mundur golin. Të jemi perfektë dhe t’i studiojmëtë gjitha lëvizjet e kundërshtarit, duke gjetur momentin e duhur për t’i goditur. Gjithashtu, duhet të jemi shumë të kujdesshëm në fazën mbrojtëse. Ta mbajmë me çdo kushtportën tonë të paprekur dhe të sulmojmë.