“Ne jemi rritur bashkë, e ti ke qenë pranë meje mes gjithçkaje kam kaluar! Gëzuar Ditëlindjen NokNok, je një qenie e rrallë!”
Ky është dedikimi që trashëgimtarja e “Top Medias”, Lori Hoxha, ka postuar në “Instagram” për ditëlindjen e të dashurit të saj, Vis Bajraktarit.
Si rrallëherë më parë, Lori ka publikuar edhe këtë foto me të dashurin, ku shfaqen të dy të qeshur dhe të lumtur në krah të njëri-tjetrit.
Pak kohë më parë, ajo tregoi se lidhja e saj e dashurisë me Visin ka nisur më shumë se 4 vite më parë, por është dashur ditëlindja e këtij të fundit, që fashionistja të shprehet kaq hapur për marrëdhënien e saj.





