Trashëgimtarja e "Top Medias", Lori Hoxha ka vendosur të "braktisë" Shqipërinë për të jetuar diku tjetër. Fillimisht menduam se Lori vizitoi Londrën vetëm për të festuar ditëlindjen e saj, por një postim në Instastory, na shtyn të mendojmë se tashmë 25-vjeçarja do të nisë një jetë të re në Londër
Lori publikoi disa prej dhuratave që kishte marrë prej mikeshave të saj, ndërsa njëra prej tyre i përmendte shtëpinë e re:
"Gëzuar ditëlindjen Lor. Të gjesh një dhuratë për ty është shumë e vështirë, pasi ti pothuajse ke gjithçka. Shpresoj që bluza të të mbajë ngrohtë, vëthët të të duken mirë dhe mendoj se do të të duhet dhe një varëse për çelësat e shtëpisë tënde të re. Të dua."– ishte shënimi i mikeshës të cilin Lori e ndau me të gjithë në Instastoryn e saj, duke lënë të kuptohet se tashmë do të zhvendoset në Londër.





