Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha ka treguar prej kohësh se shpesh vuan nga ankthi.

Sot, teksa riposton në Instagram një foto të shkrepur më 5 korrik 2018, Lori ka zbuluar se momenti në det atë ditë nuk ka qenë aq i paqtë dhe relaksues siç duket në rrjete sociale.

“Kjo është fotoja ime e preferuar. Kjo ishte një nga periudhat më të vështira të ankthit në jetën time dhe të qenurit në një varkë më frikësoi pa masë sepse nuk kisha akses në spital dhe nëse vuani nga ankthi/paniku e kuptoni shumë mirë se për çfarë po flas. Nuk po shijoja asgjë që po bëja. Në këtë foto nuk isha aspak në moment dhe kjo tregon se jo gjithmonë jemi ajo që dukemi apo postojmë. Mund të dukem sikur po jetoj jetën më të mirë, por gjithçka që po kërkoja ishte pak qetësi.”