Blogerja e njohur Lori Hoxha ka replikuar me një nga komentueset që e kritikonte për mënyrën sesi një pjesë e të rinjve të pasur falë prindërve, tregojnë mirëqenien duke i vënë në pozitë bashkëmoshatarët, që nuk i kanë këto mundësi.

Pas këtij komenti, Lori nuk është përmbajtur dhe i ka shkruar komentueses për t’i treguar se ajo është si shumica e të rinjve shqiptarë, që fshihen pas ekranit të një telefoni të njëjtë me të sajin dhe që rrobat që ka veshur në këtë fot, kushtojnë në total të gjitha 50 euro.

“Më fal çfarë mirëqenie shef ti te kjo foto? Një ambient që nuk duket, i pa tag-guar, një veshje gjithë e gjithë 50 euro, dhe një celular në dorë si ai qe po mban ti. Një foto si 5 milionë të tjera në këtë rrjet social. Mirëqenien e shijoj mbas ekranit, s’kam nevojë për aprovim as duartrokitje”, përfundon komenti i saj në Instagram.

Nuk është hera e parë që Lori Hoxha sulmohet në rrjetet sociale për stilin e jetës që reklamon, dhe ajo vetë është shprehur se nuk i pëlqejnë këto paragjykime që kanë njerëzit për ata që janë të pasur.