Martesa është një nga planet e radhës të Lori Hoxhës? Fotoja që Lori Hoxha ka postuar gjatë së dielës në Intagram, ka bërë shumë prej ndjekësve të saj të shohin me kujdes foton pasi kanë parë fashionistan me një fustan të bardhë nusërie.

Mirëpo shikimi i parë në këtë rast gënjen pasi mjafton të shohësh atë që supozohej të ishte dhëndri, për të kuptuar se kjo ishte thjesht një shaka e Lorit dhe shoqes së saj Sonela Lamaj. “E bëmë,” ka shkruar Lori në diçiturën e fotos, duke shtuar edhe datën 07.02.16. Dy bukuroshet në të vërtetë kanë qëndruar pas një imazhi të printuar të një nuseje dhe një dhëndri, duke vendosur kokat në trupin e tyre dhe duke buzëqeshur në mënyrë çapkëne shkruan Anabel.