Tiranë, 13 shtator 2014 – Ka mjaftuar vetëm një foto që ta postojë në Instagram, që të bëjë ndjekësit të zihen me njëri-tjetrin sa i takon një Lamborghini.
Bukuroshja Lori Hoxha është shquar gjithmonë për klasin e saj, e ndërsa e veshur plot stil ajo ka pozuar para kësaj makine super të shtrenjtë.
E ndërsa ndjekësit jepnin vlerësimet e tyre nëse ka apo jo mundësi për të blerë një makinë të tillë, ajo ia ka shuar kureshtjen shumë shpejt.
Lori ka shkruar se makina nuk ështe e saja dhe se nuk po e shet si të tillë. Për të, ishte mjaft e bukur për një foto.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/