E kemi parë të marri pjesë ne vente të ndryshme, kjo për shkak të angazhimeve të saj si aksionere në Top Channel por edhe për faktin se tashmë është një fashioniste e suksesshme. Lori është ftuar në ceremoninë zyrtare të përurimit të Presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçit.

Fashionistja, nuk ka hezituar të postojë në profilin e saj në SnapChat një foto me ftesën ku do të mandatohet Presidenti i ri i Kosovës. Ceremonia do të mbahet ditën e shtunë më 8 prill pranë sheshit “Skënderbeu”në Prishtinë, në orën 11.

Mes rreth 500 mysafirëve, nga fusha të ndryshme, ftesa që ka çuditur më shumë është ajo që ka marrë edhe trashëgimtarja e Top Medias.