4 nëntor 2015 – Pas një periudhe të gjatë që nuk i shihnim më në shoqërinë e njëra-tjetrës, trashëgimtarja e “Top Channel”-it Lori hoxha dhe prezantuesja e këtij televizioni Arbana Osmani, janë ulur sërish bashkë dhe duken shumë të qeshura madje.
Arsyeja e ftohjes midis të dyjave mbeti gjithmonë mister, por duket se të dyja i kanë hedhur pas krahëve gjithçka që kishte ndodhur.
Ka qenë vetë Arbana që ka informuar ndjekësit e saj për këtë ndryshim, duke publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram.
“Duke folur për modën me gurunë time të fashion-it”, shkruan Arbana, e cila shfaqet e qafë për qafe me Lorin.
/portali DurresLajm/