Dita e  sotme merr një rëndësi të veçantë për Lori Hoxhën, pasi sot merr jetë i gjithë projekti për të cilën Lori ka qenë prezente. 

Lorit këtë vit i është besuar e gjithë puna e spektaklit ‘Top Awards”, këtë vit Lori kishte detyrën e producentes. 

Për një detyrë të tillë, trashëgimtarja e Top Channelit ka patur edhe mbështetjen e familjes dhe njerëzve të dashur. Këtë e vërteton edhe fotoja që ajo ka postuar në Snapchat. Buqeta me lule dhe fjalët që e shoqërojnë, më të bukura se ajo.