Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monika, së shpejti do të bëhen prindër për herë rë dytë.
Lajmi e bukur e ka zbuluar bashkëshortja e ish-kapitenit, përmes një fotoje në Instagram, së bashku me babain e lumtur.
Monica është në pritje të ëmbël dhe ende nuk ka treguar për gjininë e anëtarit të ri që pritet të shtohet së shpejti në familjen Cana.
Loriku dhe bashkëshortja e tij janë prindër të një djali 4-vjeçar të quajtur Bojken dhe ata e kanë vërtetuar gjithmonë se janë mjaft të dedikuar ndaj tij.





