Reagon Lorik Cana pas zërave se në ndeshjen me Spanjën më 9 Tetor në “Loro Boriçi" do të zhvillohet ceremonia e lamtumirës së tij me Kombëtaren. Në një postim në adresën e tij në “Facebook”, ikona e përfaqësueses kuqezi ka sqaruar të gjithë opinionin publik se një ceremoni e tillë është parashikuar gjatë gjashtëmujorit të parë të 2017-ës, por pa e përcaktuar së në cilën ndeshjen të Shqipërisë.“Përshëndetje të gjithëve, miq më kanë pyetur rreth ceremonisë e lamtumirës me kombëtarën dhe zërat që po qarkullojnë për mbajtjen e saj me 9.10 në Shkodër!!!

Doja të ju informoj që nuk është e vërtetë dhe me shumë mundësi kjo ceremoni do të mbahet në 6 mujorin e parë të 2017 së. Me respekt dhe dashuri Loriku. ”Mëse i qartë në këtë qëndrim të tijin Lorik Cana, i tërhequr nga Kombëtarja Kuqezi pas “Francë 2016”. Sigurisht që për të do të ketë një ceremoni madhështore, ashtu siç i ka hije një legjende që ka dhënë gjithçka për përfaqësuesen e të gjithë shqiptarëve, por kjo nuk do të ndodhë në ndeshjet e radhës të 2016. Aktualisht Cana është pa skuadër, pas ndërprerjes me konsensus të marrëdhënieve me Nantes, por nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen t’i rikthehet futbollit për nje etapë të fundit të karrierës së tij.