Kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana, ka dalë kundër iniciativës për organizimin e përbashkët mes Shqipërisë dhe Serbisë të Kampionatit Europian të 21-vjeçarëve në vitin 2027. Cana ka folur rreth çështjes që ka krijuar debat të fortë në opinionin publik, teksa ndër të tjera u shpreh se nuk është momenti i duhur për këtë organizim, pasi së pari duhet të kalohen disa procese të normalizimit të marrëdhënieve mes dy popujve. “Më duket e nxituar. Pa u kaluar disa procese të normalizimit të marrëdhënieve është shumë e vështirë që të ketë organizime të përbashkëta pavarësisht qëllimeve të mira që ka Federata. Për momenti nuk më duket hapi i duhur”, deklaroi Lorik Cana.
Lorik Cana: Veprim i nxituar organizimi i përbashkët Shqipëri-Serbi i kampionatit Evropian të 21 vjeçarëve
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Mos e rregulloni shtratin menjëherë, ekspertët: Prisni deri në një orë
Rrezik i fshehur për fëmijët/ Bluzat e rreme, ja cilat ngjyra përbëjnë më shumë dëm
Austria i thotë “JO” SHBA-së: Hapësira ajrore e mbyllur për operacione kundër Iranit
Aksidenti në zonën “Ura e Dajlanit” në Durrës, policia: 24-vjeçarja humbi kontrollin





