Los Anxhelos ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi një zjarr i madh ka shpërthyer në Palisades nga 10 hektarë në më shumë se 2900 hektarë në orë.

Zjarri shpërtheu rreth pasdites të së martës dhe përfshiu përmasa të mëdha, i nxitur nga erërat me shpejtësi 80 km/orë dhe kushtet tepër të thata.

“Qyteti po punon në mënyrë të shpejtë për të përballuar këtë emergjencë. Los Anxhelosi po ofron burime dhe strehim ndërsa ky zjarr vazhdon”, tha kryebashkiakja Karen Bass duke falënderuar zjarrfikësit dhe reaguesit e parë që kanë punuar për të luftuar flakët.

Shefi i zjarrfikësve, Kristin Crowley ka urdhëruar që më shumë se 30 mijë njerëz të evakuohen teksa paralajmëron se 13 mijë ndërtesa janë nën kërcënimin e flakëve.

Të paktën 200 mijë persona në Los Anxhelos janë pa energji elektrike. Disa shkolla kanë njoftuar mbyllje për shkak të erërave të forta dhe ndërprerjeve të energjisë elektrike.