Emocione, lot dhe përqafime, në videon e postuar nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka, teksa një prej ushtarakëve surprizon nënë e tij pas kthimit nga Afganistani.

“E keni parasysh mallin dhe merakun e nënës për birin e saj? Imagjinojeni kur ai është ushtarak dhe ka shkuar të shërbejë në Afganistan. Ushtari i III Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë surprizë nënës së tij ditën e kthimit nga misioni”, shkruan ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka publikuar videon në profilin e saj në Facebook.