Ambasada Amerikane vijon të sqarojë qytetarët shqiptarë mbi detajet e aplikimit për lotarinë.
Së fundi përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ambasada informon se qytetarët duhet të ruajnë numrin unik, për të parë rezultatin e aplikimit pas datës 6 Maj të vitit të ardhshëm.
“Këshillë për Lotarinë Amerikane: Pasi e keni dërguar aplikimin tuaj të plotë për Vizën e Shumëllojshmërisë për vitin 2024, do të shihni në ekran një lajmërim konfirmimi i cili përban një numër konfirmimi unik. Mbajeni këtë numër në arkivat tuaja. Pas datës 6 maj 2023 do ju duhet të përdorni këtë numër për të parë rezultatin e aplikimit tuaj”, thuhet në njoftim