Ambasada Amerikane në Tiranë kujton gjithë të interesuarit se afati i fundit i aplikimit për Lotarinë Amerikane mbyllet në orën 18:00 të datës 22 nëntor 2017.

Të gjithë ju që jeni të interesuar, por ende nuk keni bërë apliminin, shihni këtë video me 5 këshillat kryesore që jep ambasada për një aplikim të suksesshëm.

“Mos harroni se periudha e regjistrimit për Lotarinë Amerikane përfundon më 22 nëntor 2017, në orën 18:00. Të gjithë ju që do aplikoni, shihni këtë video me pesë këshillat e mia kryesore. Lexoni udhëzimet këtu: https://goo.gl/5SjV6h dhe aplikoni këtu: http://dvlottery.state.gov
Ju urojmë fat!”, shkruhet në faqen e Ambasadës.