Ambasada e SHBA në Tiranë njofton qytetarët shqiptarë se kanë ende kohë për të aplikuar për lotarinë amerikane.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada iu bën apel qytetarëve që të aplikojnë për këtë proces.
“Jeni akoma në kohë që të dorëzoni aplikimin tuaj për lotarinë DV2021. Plotësojeni aplikimin vetë dhe na pyesni nëse keni pyetje mbi procesin. #PyetAnen”-shkruhet në statusin e ambasadës.
Kujtojmë që aplikimet për Programin e Lotarisë DV2021 janë të hapura deri më 5 mëntor, ora 18:00.





