Të gjithë të interesuar për të aplikuar për Lotarinë Amerikane, mund ta bëjnë këtë duke filluar nga data 4 tetor e deri më 7 nëntor. Por për të gjithë të interesuarit, Ambasada Amerikane ka publikuar Udhëzimet për Regjistrimet për Lotarinë DV­2018.

Nëse doni të mos skualifikoheni që në fillim, kini parasysh të mos përdorni fotot që i keni përdorur në aplikimet e shkuara dhe të mos dini në foto me syze.

“Mos përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV­2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht. Regjistrimet për DV­2018 fillojnë më 4 Tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 Nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë”, njofton Ambasada.