Shqiptarët që kanë hedhur Lotarinë Amerikane do të mund të marrin përgjigjen këtë të shtunë më 7 maj 2022.
Në një njoftim të faqes zyrtare të Lotarisë Amerikane thuhet se të gjithë regjistruesit mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit mesditën e së shtunës dhe duhet ta ruajnë atë numër deri më 30 shtator 2023.
“Regjistruesit e DV-2023 mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit duke filluar nga mesdita (EDT) 7 maj 2022. Aplikuesit e DV-2023 duhet të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2023”, thuhet në faqen zyrtare zyrtare të Lotarisë Amerikane.
Periudha e aplikimeve për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë DV-2023 ishte midis 6 tetorit 2021 dhe 9 nëntorit 2021.