TIRANE, 04 mars 2013 – Deputetët e të dyja krahëve janë përfshirë sot në debate të ashpra lidhur me licencën e Lotarisë Kombëtare. Pas replikave dhe akuzave të ngritura në Kuvend nga deputetët e opozitës ka reaguar në rrjetet sociale edhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama Sipas Ramës, argumentet e qeverisë janë vetëdisktretituese, ndërsa premton se PS do i kthejë publikut të drejtën e pronësisë mbi këtë lojë. 

“Argumentat e qeverisë për Lotarinë Kombëtare krejt vetëdiskredituese! Ne do t'ia kthejmë publikut të drejtën e pronësisë mbi këtë lojë”, shkruan Rama në Twitter e Facebook. 

Ndërkohë ministri i financave, Ridvan Bode, duke theksuar se procesi mbi Lotarinë Kombëtare ka qenë një proces i hapur, transparent dhe i ligjshëm deklaroi gjithashtu se kompania së cilës iu dha licenca do të investojë në Shqipëri. 

Bode vuri në dukje se "janë 28 kompani që posedojnë certifikatat e kërkuara, 50% të xhiros e merr lojtari, taksa do jetë 10% e xhiros". 

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/