Brazil, 14 korrik 2014 – Trishtim i madh në radhët e tifozëve të Argjentinës për humbjen përballë Gjermanisë, në finalen e madhe të kupës së botës në Brazil.
Kur i ndanin vetëm pak minuta nga përfundimi i kohës shtesë, ai gol i Mario Goetze çoi gjermanët në delir, ndërsa argjentinasve u preu në mes çdo shpresë.
Në galerinë e fotografive bashkëngjitur, shihen fytyrat e pikëlluara dhe lotët në sytë e tifozëve argjentinas.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





