Angli, 28 mars 2014 – Një grua nga Anglia ka arritur të dëgjojë 40 vjet pas lindjes së saj. Joanne Milne ka lindur me një sëmundje të rrallë të quajtur Sindroma Usher, e cila i kufizonte 100% dëgjimin, por në mesin e të 20-ave, sëmundja i mori edhe shikimin.
Muajin e shkuar, ajo bëri një ndërhyrje për ndryshimin e jetës, në spitalin “Mbretëresha Ekizabet” në Birmingam, me anë të së cilës iu vendosën impiante kokleare, një lloj veshi artificial elektronik. Pas procedurës, ajo u përball me një pritje një javore për mjekime, para ndezjes së impianteve, për të parë nëse operacioni kishte qenë një sukses.
Mjekja e cila i shqiptoi të njëjtat fjalë për shtatë ditë të javës, thotë se kur Joanne i dëgjoi ato për herë të parë, u emocionua aq shumë sa shpërtheu në lot. Videoja e saj ka përfunduar në të gjitha mediat britanike, ndërkohë që ka nisur të bëjë xhiron e botës në rrjetet sociale dhe Youtube.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





