Pas 6 vitesh ndërtimi, kulla 555 metra e lartë e quajtur “Lotte World” u hap këtë muaj, duke vendosur rekorde të reja botërore, e duke ripërcaktuar panoramën mbi Seul.
Jo vetëm është kulla më e lartë në Korenë e Jugut dhe e pesta më e lartë në botë, por ajo mban edhe observatorin më të lartë të qelqtë në lartësinë e 478 metrave.
Kulla “Lotte World” ka edhe ashensorin më të lartë dhe më të shpejtë në botë, “Sky Shuttle”, që i ngre pasagjerët nga kati i parë në të 121-tin brenda një minute, ose me shpejtësi 10 metra për sekondë.
Nga maja e kullës gjysmë kilometri të lartë, vizitorët mund të shohin skajet më të largëta të Seulit dhe terrenin malor përtej tij. “Lotte World” pajtoi një prodhues amerikan ashensorësh për të sjellë në jetë “Sky Shuttle”, që përbëhet nga dy kabina të lidhura, që në mënyrë simultane dërgojnë pasagjerët në kate të ndryshme.