Marka “Louis Vuitton” ka nisur të prodhojë një seri të çantave me flamuj të ndryshëm të vendeve.
Mes tyre marka e njohur botërore ka prodhuar edhe një çantë me flamurin shqiptar, e cila tashmë ka dalë në shitje dhe mund të blihet lehtësisht në internet.
Kjo çantë është e prodhuar në sasi të limituar. Ndërkaq, kush dëshiron të ndjekë trendet e fundit, por edhe të tregohet patriot duhet të shpejtojë ta blejë. Çanta me shqiponjë kushton plot 10.335 dollarë, respektivisht 9.900 euro.





