Këngëtari Robert Berisha ka thënë se mund të pranonte propozimin për të marrë pjesë në Love Story VIP.

I ftuar në emisionin “Love Story Talk”, Berisha tha  se është beqar dhe nuk do ngurronte që të merrte pjesë në një program dashurie.

Eni Shehu: Fronist VIP në Love Story VIP, e pranon apo nuk e pranon?

Robert Berisha: Vetëm mos harroni të më bëni ftesën, pasi i pari jam që vij.

Eni Shehu: Je single.

Robert Berisha: Po.

Eni Shehu: Robert Berisha i pari që pranon rolin e tij si fronist në Love Story VIP.

Por pas pranimit të ftesës, Roberti tha se më mirë do të ishte që vajzat të ishin të panjohura dhe jo VIP, pasi me këto të fundit nuk i ka marrëdhëniet të mira.