Joakim Low duket se nuk ka zënë mend nga pjesëmarrja në Euro 2016. Aty, tekniku u bë protagonist i disa gjesteve aspak të këndshme i filmuar shpesh me duart e futura brenda në pantallona ndërsa rrinte në pankinë.Pas shumë muajsh, mendohej se tekniku e kishte humbur këtë ves të tijin.
Por në ndeshjen e sotme ndaj Kamerunit, trajneri është filmuar në një moment të takimit përsëri me duart në pantallona, duke u kthyer shumë shpejt në personazhin e momentit në rrjetet sociale.Sigurisht, kjo nuk ishte mënyra se si trajneri dëshironte që të kujtohej ndeshja e tij e 150 me përfaqësuesen gjermane dhe fitorja e 100-të.