Nuk ka befasi të mëdha në listën e ministrave që me propozim të liderit Zoran Zaev i miratoi Këshilli qendror i LSDM-së. Si befasi mund të llogaritet nominimi i Goran Sugarevskit, ish-koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së për ministër të Transportit dhe lidhjeve dhe nominimi i Robert Popovskit, këshilltar për media, për ministër pa portofol. Kandidatët e tjerë ishin të pritshme dhe vijnë nga rrethi i ngushtë i Zaevit.
Në listën prej 17 emrave përfshihen edhe ministrat pa portofol që vijnë nga partnerët e koalicionit të LSDM-së. Kreu i LSDM-së ka njoftuar se do të bëhet përpjekje që sa më shpejt të jetë e mundur të përgatiten dokumentet e nevojshme dhe të dorëzohen në parlament. Kjo nënkupton se zgjedhja qeverisë së re do të mund të ndodhë të mërkurën ose të enjten.
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev nga Këshilli Qendror i partisë ka kërkuar mbështetje për emrat:
1. Oliver Soasovski, ministër i Brendshëm
2. Radmilla Sheqerinska, ministre e Mbrojtjes
3. Nikolla dimitrov, ministër i Jashtëm
4. Dragan Tevdovski, ministër i Financave
5. Renata Deskoska, ministre e Arsimit
6. Goran Sugarevski, ministër për Transport dhe Lidhje
7. Ljupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë
8. Milla Carova, ministre për Punë dhe Politikë Sociale
9. Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike
10. Robert Allagjozovskji, ministër i Kulturës
11. Edmond Ademi, ministër pa portofol
12. Koço Angjushev, ministër pa portofol.