TIRANE, 8 korrik 2013 – Lëvizja Socialiste për Integrim ankimon në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultatin e qarkut të Kukësit. 

Lajmi u konfirmua nga Ilirjan Muho, i cili më parë ka qenë anëtar i propozuar nga LSI në KQZ, dhe tashmë është përfaqësues ligjor i saj. 

Muho argumenton se LSI-ja kërkon rinumërimin e votave në disa qendra votimi në qarkun e Kukësit, ku pretendon se ka pasur parregullsi. 

“Kemi depozituar kërkesën ankimore të bërë nga LSI për zonën zgjedhore të qarkut të Kukësit. Përmbajtja e kësaj kërkesë ka të bëjë me kundërshtimin tonë të rezultatit në ZAZ nr 9 të rrethit të Tropojës. Kemi kërkuar rinumërim dhe rivlerësim të votave për 15 qendra votimi, të cilat sipas materialit filmik të vënë në dispozicion nga KAZ, na rezulton që numri i votave për Aleancën për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim është më i madh se ai që pasqyrohet në regjistrimin filmik.”- deklaroi Muho. 

LSI pretendon se ka fituar një mandat në qarkun e Kukësit. Në vendimin e KQZ-së, nga 4 mandatet e qarkut Kukës 3 shkuan për koalicionin e djathtë "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim" dhe 1 mandat për koalicionin e majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane".

Sot përfundon dhe afati ligjor që i jep të drejtën subjekteve zgjedhore që të ankimojnë rezultatet e votimit të 23 qershorit.