Meta sulmon sloganin e Berishës, tre problemet që qeveria i shkaktoi shqiptarëve
DURRËS, 18 maj 2013- Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar pasditen e sotme kandidatët për deputet në Qarkun e Durrësit. Nga qyteti bregdetar, kreu i LSI Ilir Meta ka sulmuar kryeministrin Berisha dhe sloganin “Aleanca për Punësim Mirëqënie dhe Integrim”, duke theksuar se në të ndodhen tre problemet të mprehta që qeveria aktuale i shkaktoi shqiptarëve përgjatë këtyre tetë viteve. Sipas kreut të LSI-së Ilir Meta, qytetarët për kryeministrin, vetëm në mitingje janë të parët, madje edhe aty më tepër fishekzjarret. “Në portën tonë të hershme drejt Europës, nga Durrësi do zhbllokojmë rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE.
Sot paraqesim ekipin tonë të fituesve për zgjedhjet 23 qershorin. 23 qershori fton durrsakët dhe të gjithë qytetarët për reflektim, nëse ata ndihen më mirë për veten, familjen, komunitetin dhe gjithë shoqërinë. Tre problemet kryesore që keni ju dhe qytetarët janë të gdhendura në sloganin e tyre. Ata kanë punësimin, por problemi më i madh është papunësia, kanë mirëqënien por cdo ditë bie fuqia blerëse nga rritja e cmimeve, kanë integrimin dhe treguan një mungesë konsensusi për ti kaluar në Kuvend brenda kësaj legjislature” tha gjatë fjalës së tij kreu i LSI-së Ilir Meta.
Sipas Metës, pas 23 qershorit, Shqipëria do të ecë më shpejt drejt rrugës së integrimit në Bashkimin Evripian vetëm për të zhbllokuar statusin, por edhe investimet që do përfitojë vendi. Teksa ka bërë një pasqyrim të realitetit Meta,tha se ekonomia po vuan dhe po tregon shenja të qarta të krizës, duke akuzuar për këtë qeverinë aktuale se ka 500 milionë euro të papaguara ndaj biznesit.
Kandidadti për deputet në qarkun e Durrësit lefter Koka, i bëri thirrje simpatizantëve demokratë të heqin dorë nga partia e tyre, pasi sipas tij është e papranueshme që Shqipëria ti lihet në dorë dëshirave të një personi të vetëm siç është kryeministri. “Këtë të ardhme ua garanton ekipi ynë i LSI. Ndryshimi i qeverisë aktuale është nevojë dhe domosdoshmëri, pasi Durrësi dhe vendi janë në një situatë të papranueshme, varfëria, pasiguria dh e kaosi kanë bërë të vështirë jetën e qytetarëve shqiptarë. I bëj thirrje bashkëqytetarëve të mi demokrat partia e ëndrrave tuaja ka nevojë për terapi intensive ashtu si dhe doktori, kryeministër, pasi Shqipëria dhe Durrësi janë më të shtrenjtë se pasioni i dikujt", tha gjatë fjalimit të tij Koka.
Ndërkaq Edmond Panariti, ish-ministër i Jashtëm theksoi se LSI do të ketë një fitore të sigurtë më 23 qershor. sipas tij LSI shkon në zgjedhjet e 23 qershorit me një fitore plebishitare, dhe ka përparësi prej rreth 200 mijë vota, për të projektuar vendin drejt një të ardhme evropiane. Pas përfundimit të prezantimit të kandidatëve për deputet, çelja e fushatës në Durrës vijoi me një koncert festiv në shëshin Liria
LISTA E KANDIDATëVE Të LSI-së QARKU DURRES
1. LEFTER KOKA
2. EDMOND PANARITI
3. BUJAR DERVENI
4. KRISTO HUTA
5. EDMOND LALA
6. HYSEN LLACA
7. ERMION ARAPI
8. SILVANA MAKSUTI
9. HAJRI NUHU
10. ILIR MEMKO
11. MERITA KUÇI
12. KLODJANA PASHKAJ
13. ERMIRA KOÇI
/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





