17 qershor 2015 – Çohet në prokurori dosja për abuzimet me votues fiktivë në Vorë. Kallëzimin penal e ka bërë Partia Lëvizja Socialiste për Integrim. Sipas saj, noteri Shaban Gjoka dhe punonjës të zyrës së gjendjes civile në Vorë kanë regjistruar rreth 500 votues fiktivë. Në dosjen që ka dorëzuar LSI ka dhe video që tregojnë dy persona, sipas të cilëve, kryebashkiaku Fiqiri Ismaili u ka dhënë nga 10 mijë lekë secilit për të votuar për të më 21 qershor. Kandidati i djathtë është përballë atij të majtë, Luan Sallaku.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”