Sekretar i Përgjithshëm i LSI Durrës, Ervis Vata ka postuar në rrjete sociale foto nga ajo që ai i cilëson “masakra të rrugëve”.
“Foto për Gjushin dhe Çelën.
Për t’i kujtuar masakrat ndaj rrugëve.
Se si sa herë ka zgjedhje i shtojnë 5 cm zift sa për të kaluar rradhën, jashtë çdo standardi teknik. Standarde europiane jo e jo.
Ja rrugët në Sektorin Rinia.
Ja bilanci i punës suaj”,- shkruan Vata.
Ndërsa thekson se 25 prilli do të jetë fitorja e madhe e opozitës, ai shkruan:
“Më 25 prill do i jepet fund përgjithmonë “Rilindjes” sektit abuziv të betonit dhe korrupsionit”.
Foto për Gjushin dhe Çelën. Për t’i kujtuar masakrat ndaj rrugëve. Se si sa herë ka zgjedhje i shtojnë 5 cm zift sa për…
Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Monday, February 15, 2021





