Ndarja nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë të Arben Likës, ish-anëtarit të Këshillit Bashkiak Durrës, ka pikëlluar familjarët dhe të afërmit e tij, si dhe LSI-në e Durrësit dhe shoqatën “Tomorri”. Me dhjetëra kanë qenë mesazhet e ngushëllimit për familjarët dhe të afërmit e Likës, babait të tre vajzave, që u nda para kohe nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.

Likaj, 52 vjeç, ka qenë edhe anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës nga rradhët e LSI-së, ndërkohë që ka mbajtur postin edhe të drejtorit të Targave, ndërsa ka shërbyer edhe si kryetar i komunës së Gjerbesit, në Skrapar.

“Percollem sot me dhimbje te thelle ne banesen e fundit mikun tone Arben Likaj, i cili u nda papritur nga jeta. Qytetar i denje, familjar i shkelqyer e njeri me vlera te larta. Lamtumire miku jone, lamtumire mik me zemer te madhe e bujare!  U prehsh ne paqe Beni!”, shkruan LSI Durrës në një postim në Facebook.

Ndërkohë, shoqata “Tomorri”, anëtar i së cilës ishte Arben Likaj shkruan:

“Miq! Anetare te shoqates "Tomorri"

Sa morem njoftimin se u nda nga jeta para kohe Arben Likaj.Ne skraparasit e ne vecanti tomorricaret e njohem Benin neper vite. Djali i Gjogovices i nje familje atdhetare ishte miku yne.Beni perfundoi studimet per inxhinier pyjesh dhe kudo qe punoi fitoi respektin e te tjereve. Beni kreu edhe detyren e kryetarit te komunes se Gjerbesit per kater vite. Ketu ne Durres ka qene edhe anetar i Keshillit Bashkise. Punoi ne detyra te ndryshme. I qeshur, i dashur e komunikues,nje prind shembullor e i dashur. Ne emer te shoqates, anetar aktiv i se ciles ishte edhe Beni shprehim ngushellimet per njerezit e tij te dashur,per bashkeshorten dhe vajzat… I paharruar miku dhe shoku yne Beni!  ….     Miqesisht Hajri Nuhu”