KQZ hodhi sot shortin për fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Nga shorti i hedhur, fleta e votimit nis me LSI të parën, PS renditet e dyta, ndërsa PD është pozicionuar e gjashta në listë.
Shorti nuk ka kaluar pa batuta dhe të qeshura lidhur me renditjen e partive, sidomos pozicimi i LSI-së në krye të listës.
Edhe kur përfaqësuesi i PDIU-së tërhoqi numrin nuk munguan batutat.
“E vrau Idrizi po ishte 14. Bingo”, dëgjohet teksa thotë me humor kreu i KQZ-së.
Dhe në fakt PDIU u pozicionua e 13-ta. Lista prej 18 subjektesh politike mbyllet me LIBRA-n e Blushit.





