Anëtarësia e LSI në Durrës po feston mbrëmjen e sotme faktin që në zgjedhjet e 25 qershorit arriti të nxirrte në këtë qark dy deputetë; Lefter Kokën dhe Nora Malajn.
Siç duket nga fotot e siguruara nga DurrësLajm, në festë ka qenë i pranishëm edhe lideri i tyre historik, tashmë ish-kryetar i LSI dhe presidenti i zgjedhur, Ilir Meta.
Meta madje ka nisur të kërcejë me zonjat e pranishme në festë duke shijuar këto momente historike për LSI në Durrës.
Nuk kishte si të mungonte edhe figura më e spikatur e LSI në Durrës, ministri Lefter Koka dhe kryesuesi i listës së kësaj force politike.
E ndërsa në festë duket se gjakrat janë zbutur, Meta nuk harroi të lëshonte një sinjal për politikën shqiptare nga Durrësi.
“Falënderojmë votuesit e LSI-së. Mirënjohje të gjithëve ata në Durrës dhe Shqipëri që votuan LSI-në.
Shumë shpejt do të zbardhet e vërteta e 25 Qershorit. Votuesit heroikë të LSI-së shpëtuan demokracinë dhe të ardhmen e vendit. Jam krenar që kam punuar me ju”,tha ai.





