LSI mblodhi Konventën Kombëtare në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Me tone te forta nga salla e Konventës, nënkryetari i partisë, Luan Rama ka theksuar se LSI do të vijojë betejën e saj dhe do t’i bëhet barrierë trafikantëve, timonierëve, tepsixhijve.
“Na kanë thirrur për t’u bërë mburojë kundër banditëve e trafikantëve në qeveri e kudo. LSI do t’i bëhet barrierë, trafikantëve, timonierëve, tepsixhijve, kusigjinjve dhe të gjithëve atyre që u ka humbur timoni e patentat e krimit”- tha Luan Rama.
Nderkohe qe kreu i grupit Petrit Vasili ka paralajmeruar zhvillime te rendesishme.
“Javë më parë në Kuvend paralajmërova se cfarë do të ndodhte, sot ju them se do të ketë të tjera zhvillime të rëndësishme, cështje javësh, që këtë kryeministër të degraduar do ta rrëzojnë nga pushteti”– tha Vasili.
“Pushteti është përpjekur të blejë me para të pista por ai pushtet nuk mundet dhe nuk do të blejë asnjeherë njerëzit e ndershëm, të lirë dhe zërat që janë kundër, në Shqipëri ka shumë dinjitet dhe ne do përballemi me të keqen dhe ne do ta mundin se paratë e pista nuk e blejnë dot as zemrën e bardhë të LSI, artistët, gazetarët e pavarur, por do të ishte dy herë fatkeqësi në këtë vend nëse
Ramën, krimin do të shkulim me vlerat e pavdekshme, do ta zhdukim me ata që varfërohen, do ta ulim, do ta rrëzojmë me qindra mijëra të rinj që duan një Shqipëri të pastër e jo të ndryrë me drogë e krim, ashtu si ky shkollëpaku ka dashur ta mbushë Shqipërinë. Ky nuk qeveris dot se ia ka zënë frymën lidhjet me krimin, e kanë asfiksuar dhe ia kanë kthyer në një azmë politike dhe mendimi, nuk i bën derman asnjë batalion me breshka” deklaroi Vasili.





