Rromanati, Bozanxhie e Manskuri i besuan votën duke e nxjerrë forcë të parë  LSI-në në vendlindjen e tij Flamur Gjuzin. Për herë të parë në ish-njësinë e Rrashbullit e njohur si një prej bastioneve të forta të PD-së, LSI doli e dyta në renditje me tre mijë vota. Lsi-a humbi të gjitha bastionet e saj në Durrës, por fitoi vota në zonën më të vështirë në ish-komunën e Rrashbullit e cila kish qenë një bastion i djathtë.

Vetëm në qendrat e votimit të këtyre fshatrave të vendlindjes së Flamur Gjuzit, LSI doli forcë e parë politike.

Në raport me zgjedhjet e 2013-s, LSI pati rritje në numrin e votave, por jo brenda pritshmërive të saj.

Në të gjitha zonat e tjera në qarkun e Durrësit LSI e PD, humbën përballë PS-së, e cila tregoi në këto zgjedhje se ishte një parti e strukturuar mirë, dhe me synime të qarta në çdo qëndër votimi.     

I renditur i treti në listën e LSI-së, pritshmëritë kanë qenë shumë të larta për këtë kandidiat i cili organizoi struktura në çdo qelizë në zonën e Rrashbullit. Humbja dhe rënia e lirë me shumë vota brenda në qytetin e Durrësit e të gjitha zonat ku LSI doli forcë e parë në 2015-n, i ka kushtuar jo pak, por mandatin e tretë kësaj force politike.

Kandidati i tretë në listë Flamur Gjuzi punoi fort në zonën ku u ngarkua dhe fitoi 3 mijë vota në zonën e vështirë të Rrashbullit. 

Në mënyrë të paparashikueshme e krejtësisht të papritur, LSI-a humbi në Spitallë, në bastionin e saj të parë, humbi në lagjjen numër 8, ku doli forcë e parë në 2015-n, lëshoi terren në të gjithë Durrësin. Nuk dihet arsyeja e rënies në bastionet e saj, por LSI-a në Durrës do të përfaqësohet me Lefter Kokën ministrin e Mjedisit, dhe Nora Malajn që mbajti postin e zëvendësministres së Arsimit.

Për shtabin elektoral të Flamur Gjuzit , humbja ka shkaktuar shumë zhgënjim. Sipas tyre, nëse të gjthë kandidatët në listë do të kishin punuar me seriozitetin e duhur në terren, LSi-a do të kishte marrë pesë mandate për në parlamentin e ardhshëm.

Lefter Koka si i pari në listë, bëri një fushatë të hapur në Durrës kryesisht me moshat e reja, ndërsa Flamur Gjuzi në zonën e tij.

Në mbyllje të përfundimit të numërimit në 5 KZAZ-të Durrës e Shijak, dhe kur kanë mbetur edhe 30 kuti votimi në KZAZ-në e fundit në Krujë, rezulton se LSI ka dalë forcë e tretë politike në rang qarku.

PS 66529 vota

PD 37644

LSI 21152 vota 

K.H.