30qershor 2015 – LSI kërkon Vorën në Tiranë. Pas zgjedhjeve të 21 qershorit, kur me një diferencë të ngushtë fitoi për të disatën herë kandidati i PD-së, Fiqiri Ismaili, e majta ka kundërshtuar njohjen e tij. Sipas LSI-së, e cila kandidoi në Bashkinë e Vorës Luan Sallakun, votat janë blerë nga Ismaili e stafi i tij ose janë siguruar duke u manipuluar lista e votuesve.
Dosja ankimuese është dorëzuar në Komisionin Qendror i Zgjedhjeve, i cili nesër pasdite do të nisë mbledhjen për shqyrtimin e saj. Pas numërimit të votave, Ismaili i PD-së rezultoi se ishte votuar nga 8183 persona, ndërsa Sallaku i LSI-së nga 7925.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”