LSI i është drejtuar me një letër Prokurores së Përgjithshëm, Arta Marku në lidhje me dhënin e informacionit për një padi ndaj kryeministrit Edi Rama.

Padia ka lidhje me thirrjen që kryeministri Rama bëri  për pjesëmarrje të policëve në fushatën e kaluar. 

"Lëvizja Socialiste për Integrim ka dërguar pranë institucionit tuaj një material të detajruar me nr. 142/2 prot, datë 17.06.2017 me lëndë: "Përcillen shqetësime mbi veprimet antiligjore dhe thirrjet anitkushtetuese të kryeministrit të vendit gjatë mitingut elektoral në Kuçovë për pjesëmarrje dhe aktivizimin e punonjësve të policisë së shtetit në fushatë dhe aktivitet elektotral në mbështetje të PS.", ku provohet shkelja e ligjit dhe kushtetutes nga ana e kryeministrit Edi Kristaq Rama.

Kërkojmë nga ana juaj, të na informoni mbi hetimin e kësaj çështje nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme", përfundon letra e Lëvizjes Socialiste për Integrim.