TIRANE, 10 prill 2013 – Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar ashpër pas votimit në Komisionin e Ligjeve për lirimin nga detyra të anëtarit të saj në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Veç deklaratave publike, LSI i është drejtuar me një letër Trojkës së Ambasadorëve në vendin tonë, ku i informon lidhur me rastin.
LSI konsideron se kjo është një procedurë e jashtëligjshme dhe në thyerje flagrante të Kodit Zgjedhor.





